×
  • Lajme
  • Lajme

    Luftë për lobues për Serbinë në Uashington

    Insajderi
    08 March 2021 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kongresistja Claudia Tenney, e cila i është bashkëngjitur lobit serb në Kongresin amerikan, është e pesta e të cilën e ka fituar Serbia për promovimin e interesave të saj në SHBA, për më pak se një muaj.

    Autoritetet serbe shpresojnë se duke forcuar lobin serb, ata do të kenë sukses në afrimin e interesave të Serbisë pranë administratës së re të Uashingtonit, në të cilën kuadrot “e vjetër” demokratikë kanë ndikim të madh në favor të Kosovës, shkruan gazeta proqeveritare serbe “Novosti”.

    Në vitet 1980, Tenney ishte amerikania e vetme e punësuar në Konsullatën e Jugosllave në New York. Kjo është koha kur u formuan “lidhjet e saj të thella me Jugosllavinë”, të cilën ajo e vizitoi disa herë. Ajo e njeh mirë kulturën serbe dhe flet gjuhën serbe. Para Tenney, me “ftesë” të ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriq, kongresmenët David McKinley dhe Anthony Gonzalez, si dhe Frank Mrvan, iu bashkëngjitën lobit serb.

    Nënkryetari i Kuvendit të Serbisë dhe një nga themeluesit e Kongresit të Miqësisë Serbo-Amerikane, Vlladimir Marinkoviq, ka thënë se lobi mund të jetë shumë i rëndësishëm nëse me anëtarët e tij “punohet” në mënyrë të mirë.

    “Nëse jemi mjaft aktiv, ata mund të na ndihmojnë të përmirësojmë bashkëpunimin ekonomik, të sigurojnë që Korporata Amerikane e Financave të Zhvillimit të qëndrojë në Beograd ose të fitojnë mbështetjen e politikanëve amerikanë me ndikim. Është e rëndësishme që në lobin e Serbisë të kemi sa më shumë anëtarë të komiteteve më të rëndësishme të tilla si ato për punët e jashtme, armatimet dhe buxhetin. Duhet të bëhet një kombinim i njerëzve të rinj, të cilët nuk janë të ngarkuar nga politikat e kongresistëve të vjetër pro-shqiptarë dhe kuadrove më të vjetër, të cilët nuk kanë lobuar për shqiptarët në të kaluarën”.

    Marinkoviq pretendon se midis anëtarëve të grupit parlamentar ka përfaqësues të të dy partive:

    “Numri i anëtarëve ndryshon sepse mandati i disa kongresistëve po skadon, disa të rinj po vijnë …”

    “Tani janë të paktën dhjetë anëtarë të Kongresit që përfaqësojnë interesat e popullit serb. Ata e bëjnë këtë, së pari, sepse vijnë nga mjedise ku diaspora serbe është shumë e pranishme dhe ata duan të tërheqin dhe mbajnë votat e tyre”. Grupi lobues serb kryesohet nga kongresisti Emanuel Cleaver, një demokrat që ka qenë në Kongres që nga viti 2005 dhe Steve Stevers, një republikan i cili u zgjodh për herë të parë në 2011./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark