Mijëra luftëtarë të huaj në Siri, Irak dhe Libi janë kthyer në shtëpitë e tyre në Evropë, deklaroi një zyrtar i lartë i inteligjencës afrikane.
Sekretari Ekzekutiv i Komitetit për Shërbime të Sigurisë dhe Inteligjencës në Afrikë (CISSA), tha se mes 20 dhe 40 për qind e luftëtarëve të huaj në shtetet e lartpërmendura janë kthyer në shtëpitë e tyre në Evropë, ndërkohë që të dhënat, tha se janë përpiluar në bazë të raporteve inteligjente.
Ai tha më tej se këta luftëtarë mund të lëvizin lirshëm nëpër shtetet e Afrikës nga shkaku se posedojnë pasaporta të shteteve të Evropës perëndimore.
“Ky është një kërcënim serioz për shtetet e Afrikës”, tha Semayat në konferencën e inteligjencës afrikane, e cila filloi punimet të hënën në Khartoum të Sudanit.
Takimi tre ditorë ka bërë bashkë dhjetëra zyrtarë të sigurisë dhe inteligjencës nga rreth 30 shtete afrikane, të cilët do të diskutojnë për hartimin e strategjive afrikane kundër terrorizmit.
Semayat tha më tej se grupet terroriste, siç janë Al-Kaeda, DEASH-i dhe Boko Haram vitin e kaluar kanë rekrutuar mijëra luftëtarë afrikanë.
Në një deklaratë, CISSA tha se DEASH-i ka arritur të shtrojnë praninë në rajonin sub-Saharian.
Thuhet se shumë militantë të DEASH-it që kanë braktisur Sirinë, Libinë dhe Irakun, kanë riorganizuar veten në Burkina Faso.