Luftëtarët kurrë nuk kthehen në shtëpi - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Insajderi / Ballina 5

    Luftëtarët kurrë nuk kthehen në shtëpi

    Insajderi
    16 December 2022 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Vehbi Kajtazi

    Gjithçka kisha dhanë veç me i përjetu emocionet e disa eproreve te UÇK-se, kur Cali u shpall fajtor.

    Bravo, ia keni punu mirë një luftëtari që kurrë nuk e ka vene fatin e tij para fatit kolektiv te shqiptareve.

    Cali, i vetëm u shpall fajtor pos tjerash për krime ne kuadër të një “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”?

    Ku janë të tjerët në “këtë ndërmarrje”.

    Si mund te këtë ndërmarrje të përbashkët kriminale me një person te gjykuar?

    Cali u shpall fajtor “ne emër të popullit”. Ne emër të atij populli që Cali luftoi për liri?

    U shpall fajtor në ditën që presidenti i Serbisë kërkon kthimin e 1000 ushtarëve pushtues “vendin e krimit”.

    Por, Cali e duron edhe këtë. E përballon edhe këtë sepse kështu është gatuar.

    Nga viti 1990, Cali vetëm 10 vjet ka qenë në shtëpi, i lirë me familjen e tij. Ai, u dënua po atë vit. Kur fitoi lirinë individuale – lirimin nga burgu i Milosheviqit, Cali shkoi drejt në male për të luftuar kundër atyre që ia morën lirinë individuale dhe kolektive.

    Serish pas 12 vjetësh Calit iu mor liria individuale për kohën kur ai luftoi për lirinë kolektive të shqiptarëve që përjetonin shtypje deri ne gjenocid.

    Cali, sot është kriminel lufte i shpallur nga shkalla e parë e një gjykate.

    Për mua ai është hero! I tillë do të mbetet.

    Te tillë do ta përjetoj.

    Te tille do ta dua.

    E ardhmja do të tregojë se kush i bëri këto veprime që iu hodhën Calit. Kush u bë milioner në emër të luftës dhe kush fërkon duart sot.

    Cali, është luftëtar. I tillë mbetet përgjithmonë.

    Prandaj luftëtarët kurrë nuk kthehen në shtëpi. Cali, po vazhdon të jetoje larg shtëpisë. Mund të kishte rënë para 22 vjetësh. Mund te mos kthehet me. Por kjo, nuk e zbeh për asnjëherë urtësinë dhe madhështinë e Calit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark