
Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për transferimin e sulmuesit kolumbian Luis Diaz, raportojnë burime të sigurta nga mediat ndërkombëtare.
Gazetarët e njohur Fabrizio Romano dhe Florian Plettenberg kanë konfirmuar lajmin, duke theksuar se marrëveshja tashmë është në fazën përfundimtare dhe mund të konsiderohet e kryer.
Luis Diaz kishte shprehur dëshirën për një aventurë të re, dhe pas dështimit të transferimit te Barcelona, ai do ta vazhdojë karrierën në Bundesligë me skuadrën gjermane.
Sipas raportimeve, Bayern Munich ka bërë një ofertë të dytë të përmirësuar për Diaz, e cila është pranuar nga Liverpooli. Marrëveshja në parim tashmë është arritur dhe po diskutohen vetëm detajet e fundit mes dy klubeve.
Shuma që Bayerni do të paguajë në drejtim të Liverpoolit pritet të jetë rreth 75 milionë euro.
Luis Diaz pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore javën e ardhshme për të finalizuar zyrtarisht kalimin në “Allianz Arena”.
Ndërkohë, Liverpooli nuk ka humbur kohë dhe sipas raportimeve të fundit, ka vendosur ta synojë yllin e Real Madridit, Rodrygo, si zëvendësuesin e Diaz në repartin ofensiv.
🚨🧨 BREAKING | Breakthrough in negotiations: Luis #Díaz to FC Bayern is now considered a done deal.
An agreement between Bayern and Liverpool FC has been reached in principle after the new bid was submitted, as revealed. The transfer fee is up to €75 million. Díaz will sign a… pic.twitter.com/o3bMWcL9xl— Florian Plettenberg (@Plettigoal) July 27, 2025