
Paris Saint-Germain, pavarësisht një sezoni të suksesshëm me tituj në Ligue 1 dhe Champions League, po përgatit një rindërtim të madh të skuadrës. Sipas “Le Parisien”, deri në njëmbëdhjetë lojtarë pritet të largohen gjatë verës. Luis Enrique dëshiron të përmirësojë disa pjesë të skuadrës për të ardhmen.
Lojtarët që nuk bëjnë më pjesë në planet e trajnerit janë: Milan Skriniar, Nordi Mukiele, Carlos Soler, Marco Asensio dhe Randal Kolo Muani, të cilët janë informuar të kërkojnë klube të reja. Ndërsa situata e Lucas Hernández, Lucas Beraldo, Gabriel Moscardo, Kang-in Lee, Gonçalo Ramos dhe Gianluigi Donnarumma mbetet e paqartë, me mundësi largimi në rast ofertash të mira.
Kjo lëvizje synon jo vetëm përmirësime teknike, por edhe lirimin e fondit të pagave për përforcime të reja. Një nga emrat kryesorë që përmendet për mbrojtjen është ukrainasi Ilia Zabarnyi nga Bournemouth.