Vendimi i Kylian Mbappes dje për t’u larguar nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit ngjalli reagime të shumta.
Sipas raportimeve, Mbappe ia ka kumtuar lajmin presidentit të klubit, Nasser Al-Khelaifit, shkruan Gazeta Express.
Ndërsa, trajneri i PSG-së, Luis Enrique nuk e ka komentuar këtë ngjarje.
“Nuk kam informacion për t’ju dhënë. Derisa dy palët e përfshira nuk folin publikisht, unë nuk mund të them asgjë. Kur të ndodh kjo, do të jap mendimin tim”, tha Luis Enrique.