Luis Enrique prek zemrat: Finalja më solli ndër mend vajzën time Xana, që nuk jeton më - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Luis Enrique prek zemrat: Finalja më solli ndër mend vajzën time Xana, që nuk jeton më

    Insajderi
    11 August 2025 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka treguar se fitorja e skuadrës së tij në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Inter i solli në mendje vajzën e tij të ndjerë, e cila ndërroi jetë në mënyrë tragjike gjashtë vite më parë. 

    “E dini tashmë çfarë ka kaluar familja jonë me humbjen e vajzës time, Xana, e cila ndërroi jetë në vitin 2019 në moshën nëntëvjeçare”. 

    “Në jetë, të gjithë e dimë se lindim dhe vdesim, këto janë dy gjëra të sigurta, por askush nuk e pranon vdekjen. Mendoj se me kalimin e viteve dhe përmes këtij procesi, e gjithë familja ime ka mësuar të jetojë ndryshe, në një mënyrë që na përmbush”. 

    “Edhe pse Xana nuk është më fizikisht mes nesh, ajo është gjithmonë e pranishme shpirtërisht”. 

    “Kjo ndeshje ishte një prekje e fundit që më kujtoi se e vogla Xana e donte vrapimin në fushë dhe do ta kishte shijuar këtë moment  dhe në fakt e shijoi, përmes motrës dhe vëllait të saj, përmes nesh, prindërve të saj”. 

    “Ishte një moment i bukur dhe emocional, sepse të gjitha familjet e lojtarëve dhe stafit ishin të pranishme në stadium. Dhe ne duam më shumë. Duam ta përjetojmë sërish”, përfundoi trajneri spanjoll. 

    Xana ishte parë duke valëvitur flamurin e Barcelonës pas fitores së Ligës së Kampionëve në vitin 2015, hera e fundit që katalanasit fituan trofeun më të rëndësishëm evropian për klube. 

    Fitorja e PSG-së ndaj Interit shënoi herën e parë në histori që skuadra parisiene ngre trofeun me ‘veshë të mëdhenj’


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark