Luiz Ejlli shpallet “Influencer i Vitit 2023” – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Luiz Ejlli shpallet “Influencer i Vitit 2023”

    Insajderi
    16 February 2024 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari i dashur nga Shkodra, Luiz Ejlli, ka marrë një mirënjohje të rëndësishme sot – atë të “Influencer i Vitit 2023”.

    Ai e ka ndarë këtë lajm të gëzueshëm me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, nëpërmjet një postimi në InstaStory.

    Luizi, i cili mbante në dorë certifikatën e çmimit dhe duke buzëqeshur, ka shprehur njëfarë ironie lidhur me këtë.

    “Shumë faleminderit për këtë qertifikatën, për këtë influencer. Unë e di që jepen pas vdekjes por qenka shumë e bukur. Shumë faleminderit, por keni harruar të fusni atë dekoratën. Influencer i vitit, apapapap” – tha Ejlli në postimin e tij.

    Luiz Ejlli u bë figura kryesore e vëmendjes së publikut nga pjesëmarrja e tij në sezonin e dytë të “Big Brother Vip Albania”, ku me karakterin dhe humorin i tij të veçantë mori zemrat e shikuesve.
    Jo vetëm që fitoi zemrat e publikut, por këngëtari arriti të fitojë dhe çmimin e madh në spektakël, një shpërblim prej 100 mijë eurosh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark