Luizi braktis performancën, çka që e detyroi të largohet - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Luizi braktis performancën, çka që e detyroi të largohet

    Insajderi
    02 August 2025 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Luiz Ejlli ishte i ftuari special në një beach bar në Ksamil, ku pritej të performonte për fansat gjatë ditës së sotme. Por atmosfera festive është ndërprerë papritur, pasi këngëtari është larguar nga ambienti për arsye personale.

    Lajmi është konfirmuar nga vetë organizatorët përmes një njoftimi zyrtar, ku thuhet se Luizi ishte i pranishëm në ambient deri sot, por një emergjencë personale e detyroi atë të largohet menjëherë.

    “Nëse keni bërë një pagesë për këtë event, ju lutemi na jepni emrin e rezervimit dhe ne do të kujdesemi për kompensimin tuaj,” thuhet më tej në deklaratë.

    Ende nuk dihet çfarë e ka shkaktuar saktësisht këtë situatë, ndërsa organizatorët shpresojnë që shumë shpejt të përcaktohet një datë e re për ta mirëpritur sërish Luiz Ejllin në ambientet e tyre.

    Fansat, ndërkohë, mbeten në pritje të një reagimi nga vetë artisti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark