Luizi dhe Kiara organizojnë festë përrallore për Luna Mari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme

    Luizi dhe Kiara organizojnë festë përrallore për Luna Mari

    Insajderi
    01 May 2025 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vajza e çiftit të njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, Luna Mari, festoi ditëlindjen e saj të parë mes një atmosfere përrallore dhe plot ngjyra.

    Ndërsa dje ishte data zyrtare e ditëlindjes së saj, festa madhështore është zhvilluar sot, në një ambient të hapur të dekoruar me balona pastel, forma ëmbëlsirash dhe elemente të gëzueshme për fëmijë.

    Në qendër të skenës, Luna Mari shihej e përqafuar nga prindërit e saj, duke ndarë momente të veçanta me vajzën e tyre në këtë ditë të paharrueshme.

    Emri i saj, i shkruar me shkronja të mëdha pastel dhe numri “1”, dominonin sfondin e festës, ndërsa fytyra e vogëlushes zbukuronte edhe elementët dekorativë rreth skenës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark