Luizi i kushton një këngë me qifteli Lunës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Luizi i kushton një këngë me qifteli Lunës

    Insajderi
    06 April 2025 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas suksesit të madh në Big Brother VIP, këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë Luiz Ejlli, ka vijuar të jetë në vëmendje, së bashku me bashkëshorten e tij, moderatoren simpatike Kiara Tito.

    Çifti janë tashmë prindër të Luna Mari, vajza e tyre e parë, e cila shumë shpejt feston ditëlindjen e parë.

    Së fundmi, Luizi ka surprizuar fansat me një dedikim shumë emocional: një këngë të krijuar enkas për vajzën e tij. Ai shfaqet në videoklip me veshje popullore dhe çifteli në dorë, duke kënduar për Lunën me një ndjeshmëri që prek çdo zemër prindërore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark