Luizi 'kapet' duke i bërtitur Kiarës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Luizi ‘kapet’ duke i bërtitur Kiarës

    Insajderi
    18 April 2025 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si shumë herë, Luiz Ejlli rrëmben vëmendje jo vetëm me talentin por dhe me sensin e humorit të tij.

    Ditën e sotme nëpërmjet një videoje të postuar në profilin e tij, artisti shfaqet duke folur me tone të larta dhe ecën në drejtim të Kiarës, ndërsa në sfond duket dhe e ëmbla Luna Mari e cila e shikon me habi.

    “Kjo shtëpi ka burra! Dhe kur unë të them ty dua të dal, unë dal kur të më dojë qejfi mua. Në dy të natës, në tret ë natës. Detyra jote është vetëm të më thuash se çfarë teshash dëshiron që të çohem e t’i hekuros. Kështu I tha gruas ai për Zotin” shprehet Luizi me tone të larta.

    Teksa Kiara e shikon e habitur, këngëtari vijon të ecë në drejtim të lavamanit dhe e pyet: Tani këto enët a t’i laj unë apo ka dhe të tjera?

    Kjo nuk është hera e parë që Luizi surprizon me video gazmore në të cilat përfshihet partnerja dhe e vogla e tij.

    Kiara i përgjigjet: Vëri te banaku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark