
Në kuadër të takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po zhvillohen në Uashington DC, Ministri i Financave Avdullah Hoti është takuar me Ministrin e Financave të Luksemburgut, Pierre Gramegna.
Në këtë takim temë thelbësore ishin zhvillimet e përgjithshme ekonomike në Kosovë,si dhe bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve, me theks të veçantë në sektorin e ujit, shëndetësisë, trajnimeve për aftësimin profesional (vocational trainings), si dhe trajnime në fushat tjera me interes për institucionet e Kosovës
Gramegna ka vlerësuar lartë të arriturat ekonomike të Kosovës dhe ka shprehur përkrahjen e tij për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Luksemburgut, njofton Ministria e Financave.
Në këtë drejtim, ai ka konfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Luksemburgu për ti ndihmuar institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti Doganën, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganës dhe Departamentin e PPP-së, me trajnime rreth implementimit të marrëveshjes së MSA.
Ministri Hoti po ashtu ka ftuar homologun e tij për një vizitë zyrtare në Kosovë, e cila vizitë pritet të realizohet gjatë fundit të këtij viti, informon Zyra për Informim e MF-së.