Lulzim Basha mbetet jashtë Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lulzim Basha mbetet jashtë Kuvendit

    Insajderi
    13 May 2025 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë numëruar 4977 kuti votimi nga 5225 në total.

    Aktualisht sipas rezultateve nga KQZ, Partia Socialiste ka të konsoliduara 82 mandate në rang vendi, e ndjekur nga PD dhe aleatët e saj si forcë e dytë politike por me një numër prej 52 mandatesh, transmeton Insajderi.

    Për sa i përket partive të tjera, PSD e Tom Doshit ka arritur të sigurojë 3 mandate me më shumë se 46 mijë vota.

    Por surpriza është Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapaj me gati 2 mijë vota më shumë se PSD, duke e rendur atë aktualisht si forcë e tretë.

    Ndërkohë Lulzim Basha me Koalicionin Euroatlantik nuk ka mundur të sigurojë asnjë mandat duke mbledhur vetëm pas më shumë se 18 mijë vota.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark