Lulzim Peci: Në Kosovë ka tendecë të viktimizimit të besimtarëve musliman nga ata që e shtyejn agjendën e islamit politik – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lulzim Peci: Në Kosovë ka tendecë të viktimizimit të besimtarëve musliman nga ata që e shtyejn agjendën e islamit politik

    Insajderi
    21 August 2022 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se në Kosovë ka tendecë të viktimizimit të besimtarëve musliman nga ata që e shtyejn agjenden e islamit politik.

    Sipas tij, kjo përpjekje e instalimit të islamit politik tenton të shkrijë dallimin në mes identitetit kombëtarë dhe atij religjioz për të shndërruar atë në komb fetar. Derisa vlerëson, se një tendencë e tillë dëmton kombin tonë.

    Shkrimi i plotë i tij:

    Me thene se ne Kosove ka islamofobi, i bien pothuajse njejte si te thuhet qe ka shqiptarofobi.
    Per cfare islamofobie po flasim ketu, kur ne Kosove kemi liri te plote te besimit, religjioni praktikohet pa asnje pengese, dhe kur ne vendin tone jane me se 900 xhami, dhe ka shume organizata te nderlidhura me BIK-un dhe jashte saj qe kane karakter religjioz.
    Ne Kosove ka tendenca te viktimizimit te besimtareve musliman nga ata qe e shtyejn agjenden e islamit politik. Kjo storie eshte tanime e treguar ne shume vende, dhe kjo perpjekje e instalimit te islamit politik tenton te shkrije dallimin ne mes identitetit kombetare dhe atij religjioz, per te shnderruar ate ne komb fetar, dhe pastaj ta beje ate pjese se ummase muslimane qe ka karakter global. Nje tendence e tille nuk ka te beje asgje me interesat e kombit tone, por ajo perkundrazi eshte ne dem te tyre.
    Me kete shoqeria jone tentohet qe te ndryshoj si kulture dhe politike, me premisa ideologjike te “Vellazerise Muslimane” dhe asgje me shume dhe as me pak. E per kete ne Kosove ka shume kundershtare, pasi nacionalizmi sekular eshte krijuar me shume mund e sakrifica, duke filluar me perpjekjet e rilindaseve qe me se 130 vite me pare, dhe per kete e kane dhene edhe jeten shume patriote.
    Keta kundershtare jane ata qe bejne perpjekje te mbrojne kete identitet nacional prej agjendave te islamit global. Mbrojtesit e identitetit sekular te shqiptareve dhe karakterik laik te vendit tone nuk jane islamofob, por ata jane patriote te Kosoves.
    Ky debat ka nevoje te zhvillohet dhe kete problem nuk bene ta mbajme nen rrogoz, pasi kostoja do te jete e pariparueshme nese vazhdojme keshtu jo me shume se nje dekade.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark