Reshjet e shiut që po vazhdojnë të bien tash e tri ditë në Kosovë, por gjatë së dielës kanë shkaktuar vërshime në disa komuna.
Pasoja pati edhe në qytetin e Pejës. Lumbardhi atje doli nga shtrati dhe vërshimet u përhapën në qytet dhe filloi shembja e trotuareve.
Në disa fotografi që janë publikuar në rrjete sociale shihet se shembja e shëtitores pranë Lumbardhit ka vazhduar.