Detyra të reja janë dhënë për të gjithë kryeprokurorët e vendit, nga shefi i tyre, Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.
Në takimin e mbajtur sot me kryeprokurorët e prokurorive, Aleksandër Lumezi ka kërkuar nga të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, që çdo muaj të raportojnë për punët e tyre duke përfshirë numrin e lëndëve në punë, numrin e lëndëve të pranuara, të kryera dhe të mbetura dhe po ashtu statistikat e secilit prokuror.
Por sipas njoftimit për media, Lumezi sërish kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët e prokurorive Themelore dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, që të rishikojnë lëndët e vrasjeve të personave publik dhe të ndërmarrin veprime të nevojshme për zbardhjen e këtyre rasteve, edhe pse shumica nga këto raste janë trajtuar në kohën e kryerjes së veprave penale dhe nuk është arritur të zbulohet identiteti i kryesve të këtyre veprave penale.
Një kërkesë të tillë e kishte bërë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Gjithashtu nga kryeprokurori i shtetit kërkoj nga kryeprokurorët që të jenë sa më efikas në punën e tyre, që t’i mbikëqyrin prokurorët e prokurorive që i drejtojnë në trajtimin sa më efikas të rasteve dhe në afat sa më të shkurtër kohor hetimet të mbyllen, të pezullohen, të pushohen apo të ngritën aktakuza./Insajderi.com