Kryeprokurori Lumezi: Është rritur dukshëm efikasiteti në kryerjen e rasteve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeprokurori Lumezi: Është rritur dukshëm efikasiteti në kryerjen e rasteve

    Insajderi
    21 April 2016 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka prezantuar sot raportin e punës për vitin 2015

    Lumezi ka kërkuar përkrahje nga institucionet përcjellëse për Prokurorinë e Shtetit, por edhe ka cekur të arriturat për vitin që e lëmë pas

    “Secili prokuror ka tejkaluar normën e paraparë orientuese, kjo dëshmon rezultate te mira. Sfidat nuk do te jene te lehta, do të jenë serioze nuk do te kapërcehen shpejtë. Për te pasur sukses na nevojitet edhe përkrahja e shoqërisë dhe institucioneve legjislative gjyqësore, ka thënë Lumezi.

    Më tej kryeprokurori i shtetit ka dhënë statistika të punës, ku edhe tregohet për një rritje të dukshme të efikasitetit, njofton Klan Kosova.

    “Në Kosovë funksionin e prokurorëve e ushtrojnë 136 prokurorë.  Prokuroria në 2015 – ka pranuar ne pune 25412 kallëzime penale, prokurorët i kanë kryer 99.1 % të këtyre rasteve. Nëse e krahasojmë me vitin 2014,  2015-ta ka qenë  29 % me shumë efikas,” ka përfunduar Lumezi,

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark