Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka paralajmëruar se do i hetojnë listat e veteranëve të UÇK-së, për shkak të rritjes enorme të numrit të ish-luftëtarëve.
Lumezi ka bëtë të ditur se i ka autorizuar prokuroritë kompetente që të marrin veprime dhe informacione nëse është kryer ndonjë vepër penale gjatë procesit të marrjes së statusit të veteranit.
“Ky hetim nuk ka të bëjë me ata persona që kanë dhënë kontribut në UÇK, por ndaj atyre individëve që kanë kryer keqpërdorime eventuale duke dhënë dëshmi të rrejshme apo duke paraqitur dokumentacion fiktiv të falsifikuar për të përfituar statusin e veteranit të luftës”, ka thënë Lumezi për Lajmi.net.
Nëse konstatohet një gjë e tillë, Lumezi thotë se do të përballen me ligjin, pavarësisht pozitës që kanë apo kanë pasur në të kaluarën.
“Nuk pres asnjë presion nga politika, sepse jemi duke i mbrojtur të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për luftën e Kosovës dhe të cilët e meritojnë statusin e veteranit të luftës”, thotë Lumezi.
Para disa javeve komisioni për verifikimin e listave të veteranëve ka dal me informatën zyrtare se Kosova ka 46 mijë veteran. Pritet që nuk numër të rritet kur tu shtohet edhe lista e invalidëvee pjesëmarrësve tjerë në luftë.