Kryeprokurori i shtetit Aleksander Lumezi ka thënë se hetimet për rastin e Dafina Zhubit nuk kanë përfunduar akoma.
“Kryeprokurorët janë duke i hetuar këto raste dhe nga këta prokurorë kam kërkuar që të vërtetojnë saktësisht dhe tërësisht të gjitha faktet të cilat janë të rëndësishme për marrjen e një vendimi të drejt dhe të ligjshëm. Një përgjigje të plotë do të jetë e mundur ta bëjë pasi që të përfundojnë hetimet”, ka deklaruar Lumezi për Zërin.
Edhe pse vlerësimi që i është bërë provave të mbledhura gjatë hetimeve nga Prokuroria e Shtetit, e që çonin në dyshimin se Zhubi, është vrarë nga i dashuri i saj Astrit Dibrës, prokurorja i ka mbyllur hetimet.
Këtë vendim prokurorja Sadikaj, ka treguar se e kishte marrë në konsultim me kryeprokurorin e Prishtinës, Imer Beka.
“Më datën 5 korrik 2016 rreth orës 10:30 jam takuar me kryeprokurorin z. Imer Beka. Kemi shikuar shkresat e lëndës dhe mendimi i përbashkët ka qenë që në këtë çështje penale nuk kemi të bëjmë me elemente të veprës penale – vrasje pasi që të gjitha provat që i kemi siguruar gjatë hetimeve rezultuan se tani e ndjera Dafina Zhubi ka bërë vetëvrasje”, thuhet në një shënim zyrtar, për të cilin ka raportuara Insajderi.
Dafina Zhubi ishte gjetur pa shenja jete në banesën e të dashurit të saj Astrit Dibrës në lagjen “Emshir” në Prishtinë, me 17 shkurt të këtij viti. Një plumb kishte shpuar kokën e saj.
Ndërsa i dashur i saj pat thënë se kishte qenë në dhomën tjetër kur kishte dëgjuar të shtëna. /Insajderi.com