Lumezi: Kemi hetuar edhe ”peshq të mëdhenj”, por kemi hasur në pengesa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lumezi: Kemi hetuar edhe ”peshq të mëdhenj”, por kemi hasur në pengesa

    Insajderi
    21 March 2022 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleksander Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit tha në emisionin “Prime”, në RTK th se sa i përket arrestimit të “peshqve të mëdhenj”, tha se kjo është një punë e vështirë. Ai pohon se janë hetuar edhe” peshq të mëdhenj” por kanë hasur në shumë pengesa.

    “Peshqit e mëdhenj për ti vënë para drejtësisë duhet një punë e madhe, veprat e mëdha të korrupsionit bëhen në katër sy, ata që i kryejnë këto punë janë në pozita të larta shtetërore i bëjnë me profesionalizëm të lartë këto pune dhe nuk është lehtë që gjenden gjurmët dhe elementet penale”, tha ai.

    Lumezi pohon se janë hetuar edhe “peshq të mëdhenj”, por gjatë këtij hetimi kanë hasë në shumë pengesa. “Kemi dështuar në disa raste dhe i kemi mbyll hetimet, sepse është një punë e mundimshme për ti siguruar provat”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark