Lumezi: Nëse PDK ka uzurpuar, do ta largojmë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumezi: Nëse PDK ka uzurpuar, do ta largojmë

    Insajderi
    06 May 2016 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka dhënë një përgjigje të prerë kur është pyetur nga gazetarët nëse institucioni që ai e drejton do të ndërmarrë masa ndaj objektit ku gjendet selia e PDK-së, që sipas të dhënave të AKP-së, llogaritet si uzurpatore e pronës shoqërore deri në vitin 2010.

    Lumezi ka thënë se në momentin që Prokuroria e shtetit ka informacione se ajo pronë është  e uzurpuar do të ndërmarrin masa.

    “Procedurën penale e fillojmë në bazë të kallëzimeve penale që na vijnë nga Policia e Kosovës. Nëse sigurojmë informacione se PDK është në pronë të uzurpuar ne do të fillojmë dhe do t’i largojmë, por aty ka një procedurë civile gjyqësore dhe po presim përfundimin e procesit”, ka thënë Lumezi në konferencën për media ku ka prezantuar aksionet e sotme të shtetit për lirimin e pronave të uzurpuara dhe sekuestrimit të pasurive të fituara në mënyrë kriminale.

    Bazuar në të dhënat e AKP-së, PDK-ja kishte uzurpuar objektin ku gjendet selia e saj që i përkiste ndërmarrjes shoqërore “Drithnaja”.

    Ky fakt ishte bërë i ditur me 4 mars 2016, nga Agjencia e Privatizimit që publikoi dy lista të blerësve të ndërmarrje shoqërore.

    Njëra prej listave përmban emrat e blerësve të ndërmarrjeve shoqërore që kishin qenë të uzurpuara deri në procesin e privatizimit. Ndërsa tjetra përmban emrat e blerësve të ndërmarrjeve që nuk kishin qenë të uzurpuara.

    PDK-ja figuron në listën e parë.

    Objekti prej 460 metrash katrorë, bazuar në këtë listë, është shitur në vitin 2010, në valën e 44-të të privatizimit.

    LEXO se kush figuron si blerës i këtij objekti sipas listës së publikuar nga Agjencia e Privatizimit.

    Agjencia e Privatizimit e quan uzurpatore Partinë Demokratike të Kosovës

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark