Lumezi: Prokuroria po merret me rastin e humbjeve në Arbitrazh – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumezi: Prokuroria po merret me rastin e humbjeve në Arbitrazh

    Insajderi
    20 April 2017 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i Republikës së Kosovës, Aleksandër Lumezi,ka treguar se Prokuroria Speciale po merret me trajtimin e rastit të humbjes së rreth 30 milionë eurove në Gjykatën e Arbitrazhit nga Telekomi i Kosovës ndaj kompanisë Z-Mobile.

    Lumezi ka thënë se në momentin e parë që vërtetohet se ka dyshime të bazuar, pavarësisht personave që janë të përfshirë në këtë rast, për këtë rast do të merren të gjitha hapat e nevojshme.

    “Nevojat e politikës dallojnë nga kërkesat e drejtësisë, por do të marrën masa të nevojshme në rast se vërtetohet se ka dyshime të bazuara për hetim të mëtutjeshëm të rastit, pavarësisht personave të përfshirë në këtë rast”, ka thënë Lumezi në një konferencë për media.

    Të mërkurën, gjatë seancës së Kuvendit, Kryeministri Isa Mustafa kishte thënë se fajtorët për humbjen e këtyre dhe mjeteve të tjera në proceset që zhvillohen në Arbitrazh duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.

    Z-Mobile është pjesë e korporatës ‘Devolli’./Insajderi.com

    Lexo edhe:

    SKANDALI I MUHARREM SVARQËS, FAVORIZOI BIZNESMENIN E NJOHUR TË FERIZAJT


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark