Lumir Abdixhiku falënderon publikisht gruan e tij për mbështetjen: Prezenca e saj krah meje në këtë fushatë, ishte shtyllë që më mbante fort – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Lumir Abdixhiku falënderon publikisht gruan e tij për mbështetjen: Prezenca e saj krah meje në këtë fushatë, ishte shtyllë që më mbante fort

    Insajderi
    07 February 2025 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar publikisht gruan e tij, për mbështetjen gjatë fushatës elektorale.

    Abdixhiku tutje ka thënë se shoqërimi i gruas së tij në pothuajse çdo tubim e takim, kanë pas vërtetë vlerë për të.

    Postimi i plotë:

    Një falenderim publik për Albinën, gruan time, dhe mbështetjen e palëkundur që ajo më dha në gjithë këtë fushatë. Shoqërimi i saj në pothuajse çdo tubim e takim, bashkë me këshillat e vazhdueshme në këtë periudhë plot dinamizëm, ishin vërtetë vlerë për mua!

    Përtej përvojës së re për ne të dy, prezenca e saj krah meje në këtë fushatë, ishte shtyllë që më mbante fort. Prandaj, të faleminderit!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    07 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark