Lumir Abdixhiku konfirmon se do të shkoj në takimin e thirrur nga Osmani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumir Abdixhiku konfirmon se do të shkoj në takimin e thirrur nga Osmani

    Insajderi
    12 May 2025 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka deklaruar se ky subjekt politik i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes Vjosa Osmani për takim konsultativ.

    Mustafa ka bërë të ditur se në takim do të marrë pjesë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    “Po e kemi pranuar ftesën dhe kryetari Abdixhiku do të merr pjesë në takim”, ka thënë Mustafa.

    Ndryshe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të nisë më 15 maj një seri konsultimesh me përfaqësues të subjekteve politike në lidhje me procesin e konstituimit të Kuvendit të ri pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.

    Edhe Partia Demokratike e Kosovës e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, lidhur me zhbllokimin e situatës së moskonstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark