Kandidati për kryeministër nga LDK’ja, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi në fshatin Gurrakoc.
“Krejt është e qartë! LDK dhe populli i Kosovës tashmë janë një!”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Gurrakoc!
Jo tubim qendror në Istog, por tubim i fshatit Gurrakoc!
Mbrëmë në Lug të Baranit, sonte këtu! Krejt është e qartë! LDK dhe populli i Kosovës tashmë janë një!
Jemi shumë! Po bëhemi më shumë!
Sepse, le ta themi qartë, e le ta themi thjeshtë, kur gjërat shkojnë keq, kur gjërat shkojnë mbrapshtë, kur eksperimentet përfundojnë, e kur qytetarët kosovarë kërkojnë seriozitet, punë e shtet, ata kanë një adresë
dhe një adresë të vetme, kanë një drejtim dhe një drejtim të vetëm, kanë një shtëpi dhe një shtëpi të vetme, kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës– shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës.
Këtë LDK, që e kërkojnë tash e sa kohë, tashmë e kanë.
Këtë LDK, që kërkon, përbashkon, që ngritet mbi çdo sfidë, tashmë e kanë.
Të lumtë Ilir për punën e madhe në rikthimin e madh!
Kandidatë, Shkëmb, Serbeze, Besim e Lisa, ju priftë e mbara!