Lumir Abdixhiku prezanton programin për Infrastrukturën dhe Energjinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumir Abdixhiku prezanton programin për Infrastrukturën dhe Energjinë

    Insajderi
    10 December 2024 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka prezantuar programin e tij për infrastrukturë dhe energji.

    Abdixhiku premtoi përfundim të të gjitha magjistraleve kryesore, autostradën e Anamoravës, që lidh Prishtinën me Gjilanin dhe Dheun e Bardhë, autostradën “Ibrahim Rugova”, si dhe ndërtimin e unazës së jashtme të kryeqytetit.

    ‘’Me mua si Kryeministër, në Infrastrukturë do të keni: Përfundimin e të gjitha magjistraleve kryesore, duke përfshirë Prishtinë-Podujevë me investim 50 milionë euro dhe Prishtinë-Mitrovicë me investim 30 milionë euro; përfundimin e Autostradës së Anamoravës, që lidh Prishtinën me Gjilanin dhe Dheun e Bardhë, me një investim prej 170 milionë eurosh; ndërtimin e Unazës së Jashtme të Kryeqytetit, një projekt me vlerë totale prej 350 milionë eurosh, për ta lehtësuar trafikun dhe rritur efikasitetin në kryeqytet; vazhdimin e Autostradës “Ibrahim Rugova” deri në Merdarë, me kosto prej 150 milionë eurosh si pjesë e investimeve rajonale të BE-së’’ ka thënë ai.

    Përderisa në fushën e energjisë Abdixhiku u zotua për ndërtimin e një Centrali me Gaz në vlerë prej 500 milionë euro.

    Ai tutje shtoi se me të si Kryeministër, me ekipin e tij të dëshmuar dhe me programin ‘Rruga e Re’, Kosova do ta ketë një infrastrukturë rrugore moderne dhe një sistem energjetik stabil për një ardhme të qëndrueshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark