Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës mbrëmë ka bërë të ditur se është identifikuar një shtetase e Kosovës e plagosur nga sulmi në Mynih të Gjermanisë.
Sipas MPJ-së, ajo është Lumnije Azemi, e cila është në mesin e disa të plagosurve.
“Përfaqësuesit e policisë gjermane, përmes komunikimit zyrtar me autoritetet e shërbimit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës në Mynih, kanë njoftuar se në mesin e të plagosurve janë edhe tre shtetas tjerë sipas tyre aktualisht me status të panjohur të shtetësisë, Mirsad Jovanivic dhe Benet Adili, kurse Lumnije Azemi e datëlindjes 20.04.1972 është shtetase e Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.