Lumnije Thaçi, Zonja e Parë e Kosovës prej 7 prillit, ka doktoruar sot. Ajo e mori këtë titull duke e mbrojtur temën në Universitetin e Tiranës, raporton Klan Kosova.
Lajmin e ka bërë publik, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, duke postuar në Facebook disa fotografi në të cilat, Thaçi shihet në shoqëri të deputetes dhe djalit të saj të vetëm Endritit, por krah saj nuk e ka bashkëshortin, presidentin e Kosovës.
“Znj. Lumnije Thaçi sot mbrojti temën e doktoraturës dhe mori titullin Doktor Shkence në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Ekonomisë me temë: Aspekte të menaxhimit bankar: Tregu i kredidhënies si një ndër instrumentet e sigurimit të një rritjeje të qëndrueshme ekonomike në Kosovë”, shkruan Musliu, që ishte prezente gjatë ceremonisë së diplomimit.