Lunacek refuzon idenë e Mustafës për “zgjidhje kreative” për vizat – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lunacek refuzon idenë e Mustafës për “zgjidhje kreative” për vizat

    Insajderi
    04 April 2017 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një kërkesë e kryeministrit Isa Mustafa që të gjendet një “zgjidhje kreative” për liberalizmin e vizave për Kosovën deri sa të bëhet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit, është kundërshtuar nga nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek.

    Sipas Lunacek, kushti i BE-së për demarkacionin mbetet i pandryshueshëm.

    “Bashkimi Evropian nuk do të pranojë ndryshimin e kritereve, përfshirë edhe marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë ajo.

    “Për BE-në, demarkacioni me Malin e Zi dhe lufta efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë kushte të pandashme dhe pa realizimin e tyre Kosova nuk mund të bëhet pjesë e regjimit të vizave Shengen të BE-së”, ka thënë ajo për Tribuna Channel.

    Javën e kaluar, kryeministri Mustafa kishte bërë këtë kërkesë në punimet e Kongresit të Partive Popullore Evropiane.

    “Kërkova një zgjidhje kreative, ndonjë formë të modalitetit ku qytetarët do të gëzonin lëvizjen e lirë, derisa ne do të punonim në ratifikimin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

    “Në veçanti, theksova se Kosova ka mbetur vendi i vetëm i izoluar në Evropë me regjim të vizave, se kemi përmbushur kriteret për liberalizim dhe mbetjen e kriterit të demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë ai./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark