
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, ka reaguar pas ndalimit të flamurit të Kosovës për tu shfaqur gjatë festivalit Eurovision që këtë vit mbahet në Suedi.
Po ashtu, Lunacek ka thënë se këngëtarët nga Kosova duhet të lejohen të marrin pjesë Eurovision.
“Ne në Parlamentin Evropian nuk dëshirojmë që Kosova të mbetet e përjashtuar nga Eurovisioni ose të detyrohen të këndojnë për ndonjë vend tjetër – sic ishte rasti me Rona Nishliun në vitin 2012 që këndoi për Shqipërinë,” ka shkruar ajo në llogarëin e saj në Facebook.
Eurovision ka ndaluar flamurin e Kosovës të shfaqet gjatë festivalit. Përvec flamurit të Kosovës, janë ndaluar edhe flamuri i organizatës terroriste ISIS dhe flamuri bask./Insajderi.com