Lunaçek: Nuk ka viza pa demarkacion dhe dënim të korrupsionit e krimit të organizuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lunaçek: Nuk ka viza pa demarkacion dhe dënim të korrupsionit e krimit të organizuar

    Insajderi
    08 July 2016 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, i tha Radios Evropa e Lirë se BE-ja nuk do konflikt të hapur ndërkufitar dhe për këtë është pajtuar edhe qeveria në Prishtinë. Ajo tha se i takon tani qeverisë së Kosovës që ta gjejë mënyrën e votimit në Kuvend të marrëveshjes së demarkacionit.

    Lunaçek theksoi se çështja e liberalizimit të vizave është në duart e Kuvendit të Kosovës, që duhet ta votojë demarkacionin me Malin e Zi dhe njëkohësisht në qeverinë e Kosovës, që duhet të ofrojë dëshmi konkrete për dënimin e rasteve të nivelit të lartë për korrupsion dhe krim të organizuar, dhe nëse kjo nuk ndodh deri më 5 shtator, nuk mund të sigurohet as votimi në Parlamentin Evropian.

    Sipas Lunaçek, Kosova duhet të përfundojë me dënimet e rasteve të nivelit të lartë për korrupsion dhe krim të organizuar. Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian votoi të enjten në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën, pas shtyrjes së votimit në një komitet tjetër, nga raportuesja Tanja Fajon. /REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark