Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, ka thënë se “mbajtja në fuqi e urdhër-arresteve ndërkombëtare të vjetruara që nga viti 2004 nga Serbia, shtet që është i përfshirë në dialogun me Kosovën të lehtësuar nga BE-ja, është totalisht e papranueshme”.
Këtë deklarim ajo e ka bërë duke iu referuar arrestimit të djeshëm në Francë të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Po ashtu, është vështirë e kuptueshme pse Franca e ka bërë një gjë të tillë, kur dihet se ajo e ka njohur pavarësinë e Kosovës vetëm një ditë pasi që ajo është shpallur. Përveç kësaj, Franca ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Kosovën”, ka thënë Lunaçek.
Lunacek ka kërkuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, si dhe qeveritë e 28 shteteve anëtare, veçanërisht ato 23 shtete të cilat e kanë njohur pavarësinë, që t’i drejtohen Serbisë më kërkesë të qartë që të largojë urdhër-arrestet e vjetruara.
“Siç e dinë të gjithë, Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm nga Tribunali Hagës”, ka përfunduar ajo./Insajderi.com