Lunacek uron liberalizimin e vizave me një foto të Rugovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lunacek uron liberalizimin e vizave me një foto të Rugovës

    Insajderi
    04 May 2016 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lunacek të njëjtin shkrim e ka botuar edhe në sajtin e saj zyrtar ‘Ulrike-Lunacek.eu”, duke thënë se kjo është një ditë gëzimi për kosovarët, si dhe është një hap që do t’i japë fund izolimit të gjatë dhe të papranueshëm të qytetarëve të Kosovës.

    “Ditë gëzimi për Kosovën! Drita e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën do t’i japë fund izolimit të gjatë të qytetarëve kosovarë!

    Drita e gjelbër e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave që pritej për një kohë të gjatë, sjell gëzim te qytetarët kosovarë dhe për të gjithë ne që e kemi përkrahur për shumë gjatë udhëtimin pa viza për shtetin më të ri evropian”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Lunacek është nën-kryetare e Parlamentit Evropian, dhe po ashtu përgjegjëse dhe raportuese në PE për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark