“Lus Zotin që të jetë një vajzë”-Adelina Ismaili do të bëhet sërish nënë? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Lus Zotin që të jetë një vajzë”-Adelina Ismaili do të bëhet sërish nënë?

    Insajderi
    01 October 2025 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja Adelina Ismaili ka folur për planet e saj për zgjerimin e familjes, me bashkëshortin Val Krasniqi.

    Artistja e mirënjohur, e cila ka vetëm një djalë, Ukiliks i cili erdhi në jetë në vitin 2017, u shpreh se e dëshiron shumë një vajzë.

    “Ka kohë që kemi vendosur të zgjerojmë familjen, por nuk jemi impenjuar pafundësisht në atë drejtim”, tha ajo duke qeshur.

    Adelina Ismaili shtoi se do e sjellë në jetë fëmijën, edhe me IFV nëse duhet.

    “Natyrisht që lus Zotin ta kem një vajzë. Jam rritur me femra, e njoh botën e tyre shumë mirë. Do të doja të kisha një votë në shtëpi, edhe nëse do të duhet me IFV, është mrekulli e dhënë nga shkenca. Nuk kam asgjë kundër, vetëm të vijë”, tha këngëtarja, në Goca dhe Gra.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark