Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër nesh, për fajin e qeverisë sonë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër nesh, për fajin e qeverisë sonë

    Insajderi
    30 June 2023 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se bota është kthyer kundër Kosovës dhe kjo sipas saj, për fajin e qeverisë.

    “Masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë alarm dhe dëshmi se veprimet e Qeverisë Kurti nuk janë të duhurat. Arsyetimet dhe e drejta nuk janë argumente më, bota është kthyer kundër shtetit tonë! Këto veprime kanë unifikuar botën perëndimore kundër nesh. Por, edhe përtej”, ka thënë Lushalu-Sadriu.

    Sipas saj, ndëshkimi që do të na faturohet “do të prek shtetin tonë, secilin qytetar; do të prekë qeverinë edhe vet kryeministrin”.

    “Do të hyjmë në listën e të sanksionuarve të botës demokratike, ku rendi e ligji janë sinonimi i shtetit e sovranitetit. Në vend se të na prezantohet rruga drejt afrimit me BE, po na prezantohet lista e ndëshkimeve për shtetin tonë!”, ka shtuar ajo.

    Ajo ka theksuar se kjo është “humbja më e madhe” që ka njohur shteti i Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark