Lushaku tregon detaje nga mbledhja e LDK-së: Abdixhiku e sfidoi Kryesinë, ju tha shkojmë në votëbesim të Kryetarit, Hoti nuk ishte aty - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushaku tregon detaje nga mbledhja e LDK-së: Abdixhiku e sfidoi Kryesinë, ju tha shkojmë në votëbesim të Kryetarit, Hoti nuk ishte aty

    Insajderi
    02 April 2025 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jehona Lushaku nga LDK’ja tha se kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku i ka bë ftesë Këshillit të Përgjithshëm që të shkojnë në “votëbesim të kryetarit”.

    “Ne kemi garu për me qenë partia e parë edhe kemi mendu që i kemi plotësu krejt për me qenë partia e parë. Tash pjesën e përgjegjësisë e ka marrë kryetari, bile ju ka bë ftesë që të shkojmë në votëbesim në Këshillin e Përgjithshëm dhe në Kuvend. Në Kryesi, kryetari Abdixhiku ishte për votëbesim në organet e partisë”, tha Lushaku në Pressing.

    E pyetur se cili ka qenë qëndrimi i anëtarëve të kryesisë lidhur me propozimin e Abdixhikut, ajo tha: “E kanë gjyku si diçka si të parëndësishme”.

    “Përfshirë edhe z.Hoti”, vijoi pyetja e Kërqukit, Lushtaku u përgjigj: “Ai ka dalë s’ka qenë deri në fundin e mbledhjes”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark