×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku: ‘Albin kompjuteri’, 55 euro ia caktoi çmimin qytetarit për zgjedhje

    Insajderi
    29 October 2024 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për rritjen e pagës për punëtorët e sektorit publik.

    Ai e ka quajtur kryeministrin Kurti, ”Albin kompjuteri”, që sipas tij i vendosi çmim qytetarëve për zgjedhje.

    ”55 euro është çmimi që kryeministri ia caktoi qytetarit për zgjedhjet që po vijnë, shtoja kësaj edhe disa lëmosha të tjera. 14 miliardë euro buxhet në këto 4 vite keq-qeverisje, asnjë projekt madhor, asnjë punë që mbahet mend nga “Albin kompjuteri”. Albin, i mirë je për opozitë”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark