Lushtaku: Albin “misionari” flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku: Albin “misionari” flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin

    Insajderi
    03 July 2025 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku ka reaguar pas deklarimeve të mbrëmshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me dy ish-kryetarët e PDK’së që po mbahen në Hagë.

    Lushtaku me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e quajti “të lig dhe të paftyrë” Kurtin, duke thënë se po e bën maksimumin për t’i dëmtuar Thaçin e Veselin në procesin gjyqësor, shkruan Insajderi.

    Një i lig dhe i paftyrë mbrëmë kishte llomotitur në një studio televizive, duke përmendur emrat e heronjve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

    I frikësuar nga hija e tyre dhe në panik, po bën maksimumin për t’i dëmtuar ata në procesin delikat në të cilin ndodhen.

    Albin “misionari” flet shqip, por mendjen e ka të sinkronizuar me Beogradin kriminal”, thuhet në reagimin e tij. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark