Lushtaku: Do të vazhdojmë me protesta brenda Kuvendit deri në Formimin e Komisionit Hetimor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lushtaku: Do të vazhdojmë me protesta brenda Kuvendit deri në Formimin e Komisionit Hetimor

    Insajderi
    05 May 2022 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka folur rreth “përplasjeve” që kanë ndodhur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës.

    Deputeti Lushtaku i cili ka penguar fjalimet e deputetëve të pozitës dhe ministrave të qeverisë “Kurti” duke goditur foltoren me shishe, tha se veprimet e tyre janë demokratike dhe do të vazhdojnë me këto protesta në seanca të Kuvendit derisa të formohet Komisioni Hetimor për hetimit rreth rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

    “Kërkesa jonë është që të formohet Komisioni hetimor për hetimin 3 mujor të rastit të shtrenjtimit të energjisë elektrike, dhe fatkeqësisht opozita nuk po lejon që të formohet ky komision që na garantohet edhe me Kushtetutë. Ne do të vazhdojmë me protestat tona brenda Kuvendit në mënyrë që Kuvendi të respektoj Kushtetutën e Kosovës. Kur të zbatohet Kushtetuta e Kosovës ne jemi në gjendje të vazhdojmë më mbajtjen e seancës”, tha Lushtaku.

    E kur u pyet për veprimet e tyre në Kuvendin e Kosovës nëse ato i ngjajnë veprimeve të opozitës së dikurshme që ata i kundërshtonin, Lushtaku tha se asnjëherë sa kanë qenë në pozitë nuk kanë kundërshtuar formimin e Komisioneve Hetimore, por edhe kur kanë kundërshtuar ato kanë qenë të bazuara në argumente.

    “Ne asnjëherë nuk kemi kundërshtuar Komisione Hetimore. Ne kemi kundërshtuar me argumente. Veprimet tona janë demokratike”, ka thënë Lushtaku për Front Online.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark