Lushtaku nuk beson se Limaj mund të bashkëpunoj me Kurtin: Nëse do me përfundu politikisht, mundet me shku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku nuk beson se Limaj mund të bashkëpunoj me Kurtin: Nëse do me përfundu politikisht, mundet me shku

    Insajderi
    24 February 2025 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Skenderajt Sami Lushtaku ka folur për intervistën e Fatmir Limajt, i cili e la të hapur mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, çka shkaktoi debat të gjerë në vend.

    Sipas Lushtakut, nëse ai shkon me Kurtin, do të merte fund politikisht. Por, Lushtaku në një prononcim për T7, ka shtuar se me aq sa e njeh Limajn, ai nuk shkon.

    “E vërteta është që unë e kam bashkëluftëtar, kemi ngrënë dreka e darka e kemi komuniku bashkë, dëshira jem ka qenë gjithmonë që ai të kthehet në shtëpinë e familjen e vet, në Partinë Demokratike të Kosovës, dhe Fatmir Limaj nëse do që përfundimisht me përfundu politikisht, mundet me shku, por nuk e besoj edhe këtë pjesë”, tha Lushtaku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark