Lushtaku: Nuk e di cili kurban duhet me u pre për t’u mbajtur një seancë konstituive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku: Nuk e di cili kurban duhet me u pre për t’u mbajtur një seancë konstituive

    Insajderi
    07 June 2025 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka kritikuar me tone ironike qasjen e mazhorancës karshi procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

    Ai tha se ndërsa vazhdon bllokimi, problemet e qytetarëve po ‘trashen’

    “Nuk e di cili kurban duhet me u pre për t’u mbajtur një seancë konstituive që të tregohet unitet. Po tregohet komfortësi nga mazhoranca dhe nuk ka reflektim që t’i ndryshojnë edhe veprimet anti-kushtetuese dhe anti-ligjore. Po shihet qartë se po dojnë të neglizhojnë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe kështu po trashen në një farë forme problemet e qytetarëve. Rroga ju ec edhe deputetëve edhe qeverisë, lluksi i qeverisë po ec edhe më shumë se çdo sen”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark