Hektor Beqiri, miku i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në facebook ka treguar se bashkë me Ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sami Lushtakun kanë udhëtuar për në Hagë.
Këtë udhëtim Beqiri me Lushtakun e kanë bërë për të vizituar ish-presidentin, Hashim Thaçin dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli.
“Të pathyeshëm, të panënshtruar dhe të fortë, siç ishin gjithmonë, të tillë janë edhe sot”, ka shkruar Beqiri në facebook.
Sipas tij çdo pretendim i Prokurorisë së Gjykatës Speciale do të bie poshtë dhe ata do të lirohen nga të gjitha akuzat politike që sipas tij padrejtësisht po rëndojnë mbi ta.
“Të fala nga Çlirimtarët”, ka shkruar Lushtaku në fotografinë e e publikuar në facebook.
Ndërkaq, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.
Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.