Lutfi Haziri kritikon inspektoratet qendrore që kanë dënuar lokale për shkelje të masave anti-COVID - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lutfi Haziri kritikon inspektoratet qendrore që kanë dënuar lokale për shkelje të masave anti-COVID

    Insajderi
    31 October 2021 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga inspektoratet në nivel qendror që të mos ndërhyjnë në kompetencat e komunave. E gjitha kjo pas mbylljes së disa lokaleve në Gjilan, pasi nuk kishin zbatuar masat anti-COVID.

    Por, Haziri tashmë po i bën konkurrencë masave, duke i lejuar t’i hapin ato lokale përsëri me lejen e tij si kryetar.

    “Task forca e ashtuquajtur e qeverisë në kuadër të pandemisë anti-COVID mbrëmë ka ndërhyrë në disa bizneset dhe aktivitetet ekonomike në komunën e Gjilanit duke e ndaluar veprimtarinë për shkak të mos zbatimit të masave të IKSHP-së që në fakt është ndërhyrë në punët e komunës sepse unë udhëheqë me emergjencat civile kundër COVID-19 në Gjilan. Ju lutem mos ndërhyni”, ka thënë Haziri.

    “Inspeksioni komunal në afat sa më të shkurtë do të lejojë normalizimin e aktiviteteve dhe veprimtarive dhe bëjmë thirrje që të mos ndërhyjnë task forca në kompetencat e komunës, pa koordinim me neve, pa koordinim me inspekcionin komunal”, shtoi ai.

    Po ashtu, Haziri ka theksuar se dënimet janë të përballueshme për operatorët dhe bizneset e vogla në Gjilan.

    “Kjo task forcë po vazhdon të shkaktojë kokë dhimbje. Është e ndaluar me ligj që policia me armë të gjata të ndërhyjnë në lokale ku nuk ka inspekcion, e nuk ka inspektorë të shtetit që janë të thirrur për zbatimin e masave.Është pjesë e një presioni ndaj ekonomisë dhe biznesit të vogël dhe apeli ynë është ju lutem mos ndërhyni”, ka thënë Haziri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark