Lutfi Haziri reagon ndaj zërave për qeverinë opozitare: LDK ka rend dhe zot shtëpie! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri reagon ndaj zërave për qeverinë opozitare: LDK ka rend dhe zot shtëpie!

    Insajderi
    12 February 2025 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj zërave për formimin e një qeverie opozitare pas zgjedhjeve, shkruan Insajderi.

    Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se LDK ka pasur gjithmonë “zot shtëpie” dhe ka lënë rendin e shtëpisë, duke nënkuptuar se partia ka një kulturë të konsoliduar politike.

    Sipas tij, kjo kulturë dhe rendi i brendshëm i LDK-së e sollën Lumir Abdixhikun në krye të partisë, duke e mbajtur atë në “rendin e shtëpisë”.

    Haziri vlerësoi fushatën e partisë si një “parafushatë të jashtëzakonshme” dhe një “proces fushate shembullor”, që solli një standard të ri në politikë.

    Ai gjithashtu shtoi se “pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese”.

    Haziri kërkoi nga qytetarët durim, duke thënë se LDK respekton vullnetin e tyre dhe se Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, do të udhëheqë partinë në fazën e tretë të procesit zgjedhor, atë paszgjedhore.

    “Koha për durim!”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark