
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të dëmshme për procesin demokratik.
Haziri u shpreh se situata e krijuar po pengon ushtrimin e të drejtës për të tejkaluar bllokadën politike.
“Është bërë situatë e neveritshme që nuk po mund ta ushtrojmë të drejtën tonë për tejkalimin e një situate”, tha ai para gazetarëve përcjell Insajderi.
Ai theksoi se e drejta për të propozuar kandidatë për kryetar Kuvendi nuk është e drejtë absolute dhe se nevojitet një qasje më gjithëpërfshirëse për të dalë nga kriza.
“E drejta politike për të propozuar nuk do të thotë e drejtë absolute. Ose duhet të ndërtohet një konsensus më i gjerë ose marrëveshje politike. E pritshme dhe duhet të ndodhë,” tha Haziri.