
Prodhimet fetare të BBC-së ruajnë karakterin e krishterë. Një rishqyrtim intern nga Korporata ka përfunduar në hapjen e rrugëve për më shumë programe që u dedikohen besimeve të tjera.Një raport nga Aaqil Ahmed, kreu i fesë dhe etikës të BBC-së, sugjeron që besimet: islame, hindu e sik, meritojnë të marrin më shumë kohë në transmetimet e BBC-së.
Një udhëheqës musliman sugjeroi që shqyrtimi mund të çojë deri në transmetimin e drejtpërdrejtë të xhumasë, njashtu siç funksionojnë oraret e BBC-së për Kishën aktualisht.
Raporti tani është duke u analizuar nga z. Hall, drejtori i përgjithshëm, i cili mund të bëjë ndryshime për të bërë dalje fetar më pak “jo-proporcionale”, raportoi Sunday Times.Në një takim të thirrur z. Ahmed komentoi duke thënë që z. Hall duhet t’u përgjigjet kritikave të komuniteteve të tjera jo të krishtera, të cilave ua ofrojnë shërbimet. (Gazeta Express).