×
  • Lajme
  • Lajme

    LVV në Shqipëri: Të ndalet keqpërdorimi i policisë nga pushteti

    Insajderi
    14 April 2021 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatët për deputetë, Boiken Abazi dhe Iliaz Shehu dënojnë veprimet e Policisë së Lezhës, pas protestës së fundjavës në Thirrë të Mirditës.

    Kandidatët që mbështeten nga Lëvizja Vetëvendosje kërkuan lirimin e 4 aktivistëve, të cilët mbahen prej 72 orësh në Komisariatin e Lezhës.


    “Në drejtorinë e Policisë vendore në Lezhë, mbahen ende të arrestuar 4 aktivistë. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre. Ata nuk kanë bërë asnjë shkelje ligjore”, u shpreh Boiken Abazi, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, njofton Euronews Albania.


    Protesta ka ndodhur të dielën ku banorë, qytetarë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, protestuan kundër ndërtimit të HEC-it në Thirrë të Mirditës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark