Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për gjuhën denigruese dhe nxitje të urrejtjes të kryeministrit, Albin Kurti, nga një tubim në Podujevë. Kësisoj, PZAP’ja e ka dënuar me 3,500 euro partinë e Kurtit.
“Të dashur qytetaret te Llapit, LYDYKYHI – Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është Lidhje, por është lodhje, dhe nuk është demokratike por është dokrratike. E ne përgjithësi mendër methanë opozita po i japin zor mule anej mule knej për vend të dytë, poget e kanë pa edhe ata vet që s’ka ymyt, se qashtu qysh Shpejtimi i ka myt, Vetëvendosja po i myt cep me cep ne Republikën e Kosovës”. Kjo fjali e shoqëruar me piskamë nga kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti, i kushtoi subjektit të tij politik. 3,500 euro, raporton Insajderi.
Kurti dhe VV’ja u dënuan për nxitje të gjuhës së urrejtjes dhe përdorim të gjuhës denigruese, sipas vendimit të PZAP’së.
Nëpërmjet kësaj, Kurti ka shkelur Kodin e Mirësjelljes, që detyron kandidatët të jenë në atmosferë të tolerancës, demokracisë, paqes dhe respektit për sundimin e ligjit.
Në arsyetimin e VV’së thuhet se lideri i tyre tentoi që ta thoshte këtë në mënyrë humoristike. Por një gjë të tillë s’e ka pranuar PZAP’ja, duke thënë se është përdorur me qëllim të denigrimit dhe përçmimit të LDK’së.
“Rregullat që rregullojnë fushatën zgjedhore kërkojnë nga subjektet politike dhe përfaqësuesit e tyre të shmangin përdorimin e gjuhës fyese, denigruese dhe urrejtëse, andaj sipas Panelit përdorimi i kësaj gjuhe në këtë rast konsiderohet si përkeqësim i klimës në të cilën duhet të zhvillohet gara zgjedhore dhe njëherit mund të rrisë tensione mes subjekteve politike. Nuk mund të konsiderohet që gjuha e tillë është përdorë në mënyrë humoristike, përkatësisht interpretimi humoristik e humb kuptimin marrë për bazë kontekstin që është përdorë dhe qëllimin e denigrimit dhe përçmimit të subjektit politikë në fjalë”, thuhet ndër të tjera në vendim.
VENDIMI: