“Ma bullizuan vajzën, më larguan nga puna” Rrëfimi tronditës i mësuesit që u atakua nga pushteti i VV në Kamenicë pasi mbështeti reformat e Qëndron Kastratit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ma bullizuan vajzën, më larguan nga puna” Rrëfimi tronditës i mësuesit që u atakua nga pushteti i VV në Kamenicë pasi mbështeti reformat e Qëndron Kastratit

    Insajderi
    19 January 2025 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Venhar Rahimaj, një mësimdhënës nga Komuna e Kamenicës ka rrëfyer disa padrejtësi që i janë bërë nga pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë, në shenjë hakmarrjeje, pasi ai ishte ndër mësimdhënësit e parë që mbështeti reformën e ish-kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastratit.

    Duke u parë si një palë kundërshtarë ndaj komunës, DKA në Kamenicë në vazhdimësi ka marrë disa vendime me prapavijë politike ndaj tij në kohën sa ka qenë mësimdhënës atje.

    Ndaj tij, është marr vendim për shkëputje të kontratës dhe është larguar nga lista e pagave.

    Madje, ndaj tij është kërkuar që t’i kthej pagat e marra për 6 muaj.

    Rrëfimi tronditës i tij shpalos atakimet direkte që ai dhe familja e tij i ka përjetuar nga vartësit e kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj.

    Çështja ka arritur aq larg saqë i kanë prekur edhe në familje duke ia bullizuar vajzën në shkollë e duke ia ndërruar vendin e punës bashkëshortes së tij.

    Gazeta Insajderi ka marrë edhe një koment nga kryetari aktual i Kamenicës, Kadri Rahimaj  lidhur me akuzat e mësimdhënësit.

    “Nuk po e di se për çfarë është çështja, nuk jam në njohuri. Na dërgo me e-mail pyetjet edhe te përgjigjemi. Ata nuk e kam familjarë”, ka thënë në përgjigjen e tij.

    Shiko intervistën e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark